Në mjediset e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, dje më 28.05.2020, drejtori i AKI-së z. Kreshnik Gashi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe AKI-së.
Ky memorandum ka për qëllim avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor.
Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë memorandum përfshin aspekte nga fusha e sigurisë, përkatësisht shkëmbimin e informacioneve për kërcënimet dhe rreziqet ndaj vendit tonë, si dhe rrit mbështetjen e ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare dhe më gjerë.