Agjencia e Menaxhimit Emergjent ndanë mirënjohje për QNTKSH

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) të Forcës së Sigurisë së Kosvës në Pomozotin, zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) z. Shefki Abdullahu ndau mirënjohje për Drejtorinë e QNTKSH-së.Mirënjohje i është ndarë QNTKSH-së si kontribut i bashkëpunimit dhe ngritjes së kapaciteteve në mes të institucioneve të Kosovës si dhe AME-së. Prezantimi u mbajt në përfundim të trajnimit rreth kërkim-shpëtimit në ujërat të shpejta ku morën pjesë 15 pjesëtarë të FSK-së, 2 nga ekipi i zjarrfikësve dhe 2 oficer të policisë së Kosovës. Përmbajtja e trajnimit është projektuar dhe zhvilluar nga Instruktorë të QTKSH-së bazuar në përvojat e fituara nga trajnimet e zhvilluara nga shtetet partnere të NATO-së.

Ky trajnim është zhvilluar me pjesën teorike dhe atë praktike, ku pjesëmarrësit mësuan rreth shkencës së ujërave të rrëmbyeshëm dhe karakteristikat e tij, duke u përballur me pengesat dhe rreziqet që shkakton uji i rrëmbyeshëm, para se këto të zhvilloheshin edhe në në praktikë. Skenarët rreth stërvitjeve praktike janë kryer gjatë tre ditëve sfiduese për të shpëtuar viktima, duke aplikuar këtu teknikat mbrojtëse përderisa janë ballafaquar me ujëra të rrëmbyeshëm dhe pengesa në lumenjtë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.