Rozafa Ukimeraj – Çuni – Sekretare e Përgjithshme



Nr. i telefonit: 038 200 13 501
Email adresa: rozafa.ukimeraj@rks-gov.net

Të dhënat e përgjithshme
U lind më 4 Gusht, 1982, në Prizren. Shkollën fillore, të mesme, shkollën e ulët të muzikës për piano dhe gjimnazin i mbaroi në Prizren. Vazhdoi studimet për drejtësi me sukses të lartë duke u laureuar me diplomën “Student i Dalluar”. Studimet për magjistraturë i mbaroi në fushën e Administratës Publike. Ishte bursiste e Universitetit të Prishtinës dhe skemës së bursave për lidershipin transformues të financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Karriera akademike
Znj. Ukimeraj ka përvojë akademike si ligjëruese në institucionet e arsimit të lartë (2007-08 dhe 2010-11).

Karriera institucionale
Përvojën profesionale e filloi në sektorin bankar, ndërsa që nga viti 2006 punoi në institucionet publike. Në kuadër të Ministrisë së Pushtetit Lokal, që nga viti 2008 ishte drejtore e Departamentit për Vetëqeverisje Lokale, ndërsa nga viti 2011, ishte drejtore e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave në kuadër të Ministrisë së Pushtetit Lokal. Prej vitit 2016 ishte sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Pushtetit lokal. Me datë 23 Nëntor 2020, u emërua sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga viti 2016 ka udhëhequr Strukturën Operative të nivelit nacional për bashkëpunimin ndërkufitar të Kosovës me tre vendet fqinje: Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore.

Kualifikimet tjera
Znj. Ukimeraj ka ndjekur disa programe në kuadër të zhvillimit profesional. Në vitin 2009 ka ndjekur programin “Hopefellowship”, në Washington DC, pastaj programin certifikues për administratë publike për një semestër në Universitetin Indiana, programin trajnues të organizuar nga Agjencia Japoneze për Zhvillim, në fushën e zhvillmin rajonal, në Japoni, programin ekzekutiv për udhëheqësit publik, në shkollën e qeverisjes “Blavatnik” në kuadër të Universitetit të Oxford-it, si dhe programin e vizitorëve të Bashkimit Evropian.

Vlerësimi institucional i kontributit dhe përkushtimit
Për kontributin vullnetar, znj. Ukimeraj ka marrë çmimin “Alumni i vitit” të ndarë nga “Kosovo United States Alumni Association” dhe Ambasada Amerikane. Poashtu, ka marrë mirënjohje nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për promovimin e barazisë gjinore në komuna dhe arritjes së përfaqësimit të plotë dhe të barabartë gjinor në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Ka marrë edhe certifikatë mirënjohje për bashkëpunimin nga Asociacioni i Komunave, USAID dhe si dhe certifikatë mirënjohje për partneritetin nga Komisioni për politikë të jashtme në kuadër të Senatit të shtetit të IOWA-s (SHBA). Vazhdon punën vullnetare në kuadër të aktiviteteve të TLP -Alumni Association (TLPAA) ku ishte edhe anëtare e bordit, si dhe Kosovo United States Alumni (KUSA) ku aktualisht është anëtare e bordit.

Të dhëna personale
Është e martuar, flet shkëlqyeshëm gjuhën angleze, kurse hobi ka skijimin dhe fotografinë.  

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31