ANTON QUNI - Ministër i Mbrojtjes

 
Nr. i telefonit: 038 200 13 512
Email adresa: anton.quni@rks-gov.net

Të dhënat e përgjithshme
Është i lindur më 09 qershor 1967 në fshatin Fshaj të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Bishtazhin të Gjakovës, shkollën e mesme ushtarake në Beograd, kurse studimet me rezultate të shkëlqyera në Akademinë Ushtarake në Beograd dhe Sarajevë gjatë periudhës akademike 1986-1990.

Karriera ushtarake
Pas diplomimit, si oficer i karrierës ka shërbyer në detyra të ndryshme të liderit ushtarak duke arritur deri në pozitën e komandantit të kompanisë në ish-APJ kur edhe largohet me fillimin e shpërbërjes së saj më 1991. Për shtatë vite ka jetuar dhe vepruar në Zvicër dhe Kroaci. Me fillimin e luftës në Kosovë më 1998, i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në detyrën e komandantit të Batalionit Diversant-Vëzhgues. Më 1999 emërohet në detyrën e Shefit të Shtabit të GO-3 e cila më vonë shndërrohet në Brigadën 138 “ Agim Ramadani“. Pas shpërbërjes së UÇK-së në vitin 1999, karrierën ushtarake e vazhdoi në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës. Për katër vite e kreu detyrën e shefit të Shtabit të Qendrës për Trajnim Kolektiv, e pastaj më 2003 emërohet shef i Shtabit të Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës. Pas shpërbërjes së TMK-së dhe krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, më 2009 emërohet këshilltari ushtarak i komandantit të FSK-së me gradën Kolonel, detyrë të cilën e ushtron deri në vitin 2010. Nga kjo pozitë kalon në Presidencën e Republikës së Kosovës si këshilltar politik për çështje të sigurisë së Presidentit të vendit.

Karriera politike dhe institucionale
Ministri Quni, angazhimin politik e fillon në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku në zgjedhjet e katër legjislaturave radhazi, bindshëm merr besimin qytetarë duke u zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjatë dy mandateve të para (2010-2017) ka qenë anëtar i komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, kurse në mandatin e tretë (2017-2019) ishte anëtar i komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, u zgjodh përsëri deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe i mandatuar nga partia e tij (LDK) u emëruar ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Angazhimi partiak
Në angazhimin e tij partiak në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës aktualisht është kryetar i Degës në Prizren dhe nënkryetar i Kryesisë Qendrore të LDK-së.

Të dhëna personale
Flet gjuhët angleze, serbe dhe kroate. Hobit e tij janë noti dhe skijimi.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31