Sadika Kofrc - Zëvendësministre e Mbrojtjes
Është e lindur më 01 qershor 1994 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në shkollën „7 Shtatori“ në Vitomiricë të Pejës, shkollën e mesme në gjimnazin „Bedri Pejani“ në Pejë, kurse studimet e larta në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren gjatë periudhës akademike 2012/2016.
Karriera profesionale
Sadika Kofrc, si pedagoge e diplomuar, angazhimin profesional e ka zhvilluar si mësimdhënëse në SHFMU „7 Shtatori“ në Vitomiricë të Pejës në periudhën 2016-2019. Gjatë kësaj periudhe ka ndjekur kurse dhe trajnime të ndryshme profesionale nga fusha e administrimit, menaxhimit dhe udhëheqjes në arsim. Pastaj kurse dhe trajnime të avancuara për klasën përgatitore dhe arsimin fillor për zbatimin e kurrikulës së re, fuqizimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social si dhe trajnime për mësimdhënien në platforma të sistemit të teknologjisë informative.
Angazhimi politik dhe partiak
Sadika Kofrc angazhimin politik e zhvillon në kuadër të subjektit politik, Unioni Social Demokrat (Socijal Demokratska Unija –SDU) dhe aktualisht është në pozitën e nënkryetares së partisë.
Të dhëna personale
Flet gjuhët boshnjake dhe shqipe kurse hobet e saj janë noti dhe shenjëtaria.