Muhamet Latifi
Muhamet Latifi u lind më 26.05.1955 në Pollatë, Podujevë,
E-mail: muhamet.latifi@rks-gov.net
EDUKIMI:
1986; Fakulteti Juridik drejtimi i përgjithshëm, në Prishtinë,
1982; Shkollën e mesme, Gjimnazin, në Podujevë,
AKTIVITETI DHE FUNKSIONET:
2010-2013 drejtor në Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil në Ministrinë e Administratës Publike,
2008-2010, Këshilltari i lartë në Ministrin e Administratës Publike (MAP),
2002-2005, Zëvendësshef në Departamentin e Doktrinës dhe të Botimeve, në Komandën e Doktrinës dhe të Stërvitjes në TRADOK, TMK,
2000-2002, Shef i Shtabit në kazermën Hyzri Talla,
1999, Koordinator për formimin e Shërbimit Policor të Kosovës,
1999, Kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Pronës në komunën e Prishtinës,
1998, Përgjegjës i mobilizimit ushtarak në ZOLL,
1998, Anëtar i Shtabit Komandues të ZOLL-it, dhe komandant për Mbrojtjen Civile në ZOLL,
1998, Komandant i PU-së në ZOLL,
1997, I burgosur në burgun e Leskovcit në Serbi, gjashtë muaj,
1997, Rreshtohet në strukturat e UÇK-së,
1994, Është arrestuar dhe mbajtur një muaj në burgun e Prishtinës dhe të Prokuplës,
1990, Ka punuar në Lëvizjen legale dhe ilegale për krijimin e shtetit të Pavarur të Kosovës,
1981, Ka punuar në strukturat e Lëvizjes ilegale dhe organizator i ngjarjeve, që zhvilloheshin në komunën e Besianës për avancimin e statusit të Kosovës në Republikë,
1982-1987, Është arrestuar dy herë nga policia serbe,
1976-1979, Arsimtar në shkollën fillore Ramiz Sadiku të Pollatës.
Trajnimet:
Kursi në Akademinë Policore në Vushtrri,
Kursi për instruktor të trajnimeve për punë ekipore,
Kursi për menaxhimin e burimeve njerëzore, etj,
Punimet:
1999, Beteja e Tashecit, (24-26 mars 1999) dhe rëndësia historike (për arkivin e Zonës së Pestë të TMK-së)
Vlerat e UÇK-së për historinë bashkëkohore,
Roli i Mbrojtjes Civile në Luftën e UÇK-së,
Mirënjohjet:
1999, Dekoratë Zahir Pajaziti, ZOLL,
2002, Mirënjohje nga Komandanti i kazermës Hyzri Talla, për punën dhe organizimin e kampit fushor në komunën e Fushë-Kosovës.
Njohja e gjuhëve:
Flet dhe shkruan gjuhën shqipe, serbe, ndërsa (në nivelin fillestar) edhe gjuhën angleze.


























