Ministri Mehaj priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu

 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti për herë të parë në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu të cilit i uroi detyrën e re.Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Kosovës dhe Republika e Italisë historikisht kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se këto marrëdhënie duhet të rriten dhe thellohen edhe më tej në të gjitha fushat duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.Gjithashtu, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen në zhvillimin e gjithanshme të Republikës së Italisë ndaj vendit tonë, si dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.Të dy u pajtuam që të rrisin dhe thellojnë edhe më tej bashkëpunimin bilateral në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve tona në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31