Ministri Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Me ftesë zyrtare, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj udhëtoi për vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj do të pritet nga Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Baronesha Goldie DL, me të cilën do të nënshkruaj Memorandumin e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes. Gjithashtu, Ministri Mehaj do të pritet nga autoritete më të larta në Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik. Pastaj do të vizitoj edhe Qendrën e Luftërave Tokësore, Qendrën e Trajnimit Taktik të Komandës dhe Shtabit, Shkollën e Armëve të Specializuara, Divizionin e Zbulimit dhe Taktikave, Qendrën e Koleksionit të Armëve të Këmbësorisë, ndër të cilat përveç takimeve me autoritetet udhëheqëse do të takoj edhe kadetët dhe oficerët tanë që janë aktualisht duke u trajnuar në këto qendra.Përkundër agjendës së ngjeshur, Ministri Mehaj do të takoj edhe përfaqësuesit e diasporës sonë dhe stafit diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar. Vizita e Ministri Mehaj në Mbretërinë e Bashkuar, është shumë e rëndësishme në procesin e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së dhe dëshmon fuqishëm partneritetin shumë të fortë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që do të intensifikohet edhe më shumë me Memorandumin e ri. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30