Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, në takimin vjetor të organizatës, SHBA-Karta e Adriatikut (A5)

Në kuadër të takimit vjetor dyditor në nivel të drejtorëve të politikave të mbrojtjes, të organizatës SHBA-Karta e Adriatikut (A5), që u organizua në Zagreb, morri pjesë drejtori i Politikave të Mbrojtjes së Ministrisë së Mbrojtjes, Faruk Geci. Përgjatë dy sesioneve, pjesëmarrësit nga vendet anëtare dhe vëzhguese trajtuan misionin në proces të BE-së dhe NATO-s dhe sfidat e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendeve të Evropës Juglindore; sfidat e menaxhimit në aspektin diplomatik të pandemisë COVID-19; kërcënimet, rreziqet dhe sfidat hibride në Ballkanin Perëndimor; reflektimin e krizave globale aktuale në rajon si dhe mundësitë për angazhimin e ardhshëm të përbashkët A-5 në misionet dhe operacionet e drejtuara nga NATO.Në ekspozenë e tij, drejtori Geci prezantoi politikat, qëllimet strategjike dhe vizionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi lidhur me temat e ngritura, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për ofrimin e kontributit të kapaciteteve institucionale të Republikës së Kosovës në përgjithësi, si dhe Ministrisë së Mbrojtjes në veçanti, për menaxhimin dhe tejkalimin e përbashkët të të gjitha sfidave rajonale dhe më gjerë.Gjithashtu, Drejtori Geci, duke pasur parasysh stadin e zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve shtetërore dhe institucionale, si dhe interesin e përbashkët rajonal, theksoi edhe njëherë nevojën për pranimin e Republikës së Kosovës si anëtare me status të plotë në këtë organizatë. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30