Ministri Mehaj priti në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes

 Në kuadër të vizitave të përfaqësueseve të korit diplomatik të akredituar në vendin tonë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes.Në fillim, ministri Mehaj shprehu solidaritetin e tij me Luksemburgun pas përmbytjeve të fundit si dhe gatishmërinë për mbështetje me kapacitetet e saj. Ai, gjithashtu, shprehu mirënjohjen për përkrahjen e deritanishme të Luksemburgut në Kosovë, në projekte të fushave të ndryshme duke e njoftuar edhe me zhvillimet dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qëllimet dhe objektivat e tij për të ardhmen.Nga ana e saj, ambasadorja Gomes, falënderoi ministrin Mehaj për gatishmërinë e treguar duke e vlerësuar shumë lartë vullnetin e tij për mbështetje në këtë situatë të vështirë. Ajo, gjithashtu, shprehu gatishmërinë e Luksemburgut që të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën me synimin pēr përforcimin e partneritetit midis dy shteteve edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Në fund të dy u pajtuan për bashkëpunim bilateral në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31