Ministri Mehaj priti në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak italian, kolonel Alessio Gronchi

 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak Italian në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Alessio Gronchi. Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional si dhe ofrimin e plotë të eksperiencës së tij të gjatë të liderit ushtarak për stafin vendor të Ministrisë së Mbrojtjes.Nga ana e tij, kolonel Gronchi, shprehu kënaqësinë për përvojën e veçantë në këtë mision, impresionet gjatë mandatit të tij në shërbim të Ministrisë e Mbrojtjes dhe stafit të tij, si dhe admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe vizionin për të ardhmen. Në takim të ndarë lamtumirës, kolonel Gronchi-n e priti edhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi i cili në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i ndau medaljen për “Shërbim vetëmohues”.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31