Ministri Mehaj së bashku me ushtarakët e FSK-së në Teatrin Kombëtar ndoqën shfaqjen “Pa mua” të Beckett-it

Magjia e artit teatror, mbrëmë bëri bashkë aktorët e teatrit të luftës me ata të teatrit të skenës së Teatrit Kombëtar, ku Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ushtarakë e ushtarake të FSK-së ndoqën shfaqjen teatrore “Pa mua” të shkrimtarit e dramaturgut të njohur, Samuel Beckett, me regji të Shkurte Aliut dhe Alban Beqiraj, interpretuar në mënyrë brilante nga ekipi i aktorëve: Donikë Ahmetaj, Afrim Muçaj, Rajmonda Ahmetaj dhe Labinot Rraci. Shfaqja “Pa mua” e realizuar në format dhe stil të veçantë në dimensionin teatror, u mirëpritë dhe u vlerësua shumë lartë nga ushtarakët e pranishëm. Në fund të shfaqjes, ministri Mehaj falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e thellë regjisores Shkurte Aliu, stafit artistik dhe atij menaxherial të Teatrit për mbështetjen e këtij organizimi si dhe vlerësoi lartë nivelin e realizimit artistik regjisorial dhe interpretues të shfaqjes.Ndër të tjera, ministri Mehaj dhe regjisorja Shkurte Aliu, njëherit anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, u pajtuan që organizime të ngjashme teatrore dhe aktivitete tjera nga sfera kulturore dhe artistike janë shumë të rëndësishme për ushtarakët dhe mund të realizohen në vazhdimësi edhe në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.  

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30