Ministri Mehaj vizitoi komunën e Dragashit

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zv.ministri i Mbrojtjes, Adnan Rexheplar dhe ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, sot realizoi vizitën në komunën e Dragashit. Me këtë rast, ai u prit nga kryetari i komunës së Dragashit, z. Shaban Shabani dhe stafi tij në përbërje prej nënkryetarëve, drejtorëve të drejtorive komunale dhe komandantit të policisë së Dragashit.Në takimin e zhvilluar, ministri Mehaj u njoftua nga kryetari Shabani me zhvillimet dhe aktivitetet politike dhe institucionale në komunë, të arriturat e përgjithshme në të gjitha fushat si dhe sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen udhëheqja dhe qytetarët e kësaj komune. Gjithashtu, ata falënderuan Ministrin Mehaj, për vizitën dhe interesimin e tij duke shprehur mirënjohjen për gatishmërinë e përhershme të FSK-së për mbështetje dhe ndihmën konkrete të ofruar me të gjitha kapacitetet e saj duke rikujtuar edhe operacionin e madh të kërkim-shpëtimit të njësive të FSK-së, në fshatin Restelicë, në shkurt të vitit 2012. Gjithashtu, në këtë takim, u diskutua edhe për angazhimin e përbashkët për inkuadrimin edhe më të madh të të rinjve dhe të rejave nga radhët e komuniteteve në FSK nga kjo komunë. Sa i përket çështjes së sigurisë, u vlerësua lart angazhimi i përfaqësuesëve të FSK-së në kuadër të Këshillit Rajonal për Siguri të Prizrenit sikur që u vlerësuan si shumë të mira marrëdhëniet ndëretnike në mesin e banorëve të kësaj komune.Nga ana e tij, ministri Mehaj falënderoi për pritjen dhe vlerësoi të arriturat e deritashme të udhëheqjes të komunës, duke shprehur gatishmërinë për angazhimin e tij konkret në të mirën e qytetarëve të kësaj komune. Ai u njoftoi se ndër prioritetet e tij do të jetë rritja e numrit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve në FSK, për çka kërkoi angazhimin konkret të të gjitha autoriteteve.Në vazhdim , autoritetet komunale të Dragashit, kërkuan mbështetje nga ana e Ministrit Mehaj edhe në fushën e infrastrukturës, turizimit etj, për çka morën zotimin e ministrit për trajtim serioz të kërkesave të tyre , bazuar në obligimin kushtetues dhe ligjor për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30