Ministri Mehaj bisedoi me homologen e tij malazeze , ministren Injac

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot përmes video-lidhjes bisedoi me homologen e tij, ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, Olivera Injac. Me këtë rast, ministrja Injac e uroi ministrin Mehaj për detyrën duke shprehur vulllnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar edhe procesin e menaxhimit të krizës së pandemisë COVID-19. Nga ana e tij, Ministri Mehaj theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy ministrive në interesin e përbashkët si dy vende fqinje dhe rajonit në përgjithësi. Ai vlerësoi lart edhe rolin e tashëm të Malit të Zi si vend anëtar i NATO-s dhe ndërlidhjen e këtij fakti me synimin e Kosovës për integrimit në organizatat rajonale dhe euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes.Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet dypalëshe për konkretizimin e mëtejmë të aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31