U nënshkrua kontrata në mes komunës së Mitrovicës dhe FSK-së për shfrytëzimin e pronës së Cërnushës

Pas miratimit të propozim-vendimit nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Jugore, sot në ambientet e kuvendit komunal, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruan kontratën për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës së Mitrovicës në shfrytëzim nga FSK.Kjo pronë përfshin gjithsej 191 hektarë dhe do të shërbej për stërvitje dhe nevojat tjera të FSK-së për të zhvilluar aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë operacionale për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.Hapësira në fjalë për shumë vite me radhë ka shërbyer si vend stërvitje për Policinë, KFOR-in dhe FSK-në. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31