Ministri Mehaj priti ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar. Me këtë rast, ambasadori Sakar, i përcolli ministrit Mehaj urimet e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë Hulusi Akar. Duke e uruar personalisht për detyrën e ministrit, ambasadori Sakar i premtoi ministrit Mehaj se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saj.

Nga ana e tij, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën e tij duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së. Të dy u pajtuan që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31