Në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK u mbajt trajnimi “Ndërtimi Integritetit”

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, me organizim të Akademisë së Mbrojtjes, nga 12 deri 13 Janar 2021, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, është realizuar Trajnimi ,,Ndërtimi i Integritetit”, me ligjërues të Institutit për Integritet në Fushën e Mbrojtjes. Për shkaqe të gjendjes së krijuar nga COVID-19, trajnimi është realizuar në formë virtuale (online).Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e nivelit të integritetit për zyrtarët publik, kryesisht për zyrtarë me pak ose aspak me përvojë në këtë fushë. Trajnimi ka mbuluar 5 fushatë kryesore të rrezikut, si;Roli i fushave specifike (Financa, Prokurim, Burimet Njerëzore etj.; Praktikat më të mira të njohura ndërkombëtare; Pikat e mundshme të rrezikut ose dështimit; Rastet studimore që demonstrojnë ndikimin e dështimeve të sistemit dhe Si mund të zbusim rreziqet.

Trajnimin e kanë ndjekur 12 zyrtarë nga departamentet e MM-së dhe pjesëtarë të FSK-së, nga Departamenti i Logjistikës, Departamenti i Prokurimit, Departamenti i Financave dhe Burimeve Njerëzore.Nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi u vlerësua si shumë i dobishëm dhe i vlefshëm për ngritjen e nivelit të integritetit të zyrtarëve në MM dhe FSK. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28