Në FSK u mbajt ceremonia e pensionimit të gjeneral major Zymer Halimit

Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot u organizua ceremonia e përcjelljes për në pension të rregullt të gjeneral majorit Zymer Halimi, këshilltar i Presidentit të Republikës së Kosovës. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë; ministri i Mbrojtjes Anton Quni, zv. Ministri Muhamedali Mërgja, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtori i NALT-it, gjeneral Frank Best, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues të NALT-it, atashe dhe këshilltarë ushtarak ndërkombëtar, si dhe bashkëpunëtorë, miq dhe familjarë të gjeneral Halimit. Në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, ministri Quni, vlerësoi lart angazhimin jetësor dhe kontributin e tij në luftë dhe në paqe, duke theksuar profesionalizimin e gjeneral Halimit, në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës - FSK-së. „Si një ushtarak me eksperiencë të mjaftueshme profesionale dhe i mishëruar me parimet, vlerat dhe standardet më të larta të ushtarakut bashkëkohor, ju përmbushët me sukses maksimal përgjegjësitë strategjike në detyrat udhëheqëse në Komandën e Forcave Tokësore, si dhe ato në nivel të udhëheqjes strategjike të operacioneve të FSK-së, dhe këshillëdhënies nga fusha e strategjisë dhe e mbrojtjes të Presidentit të Republikës së Kosovës“. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, njëherësh edhe bashkëluftëtar i gjeneral Halimit, vlerësoi lartë kontributin e tij, në luftën Çlirimtare, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke u fokusuar në ngritjen dhe strukturimin e FSK-së, si dhe kontributin e tij, për ta avancuar FSK-në, me mision Ushtarak Mbrojtës, që dha edhe nga pozita e këshilltarit të Presidentit të Republikës së Kosovës. Ai, ndër të tjera në fjalën e tij, tha: „Këto momente janë ndjenja të veçanta dhe emocione të përziera së bashku me krenarinë. Unë kamë pasur nderin për të punuar me gjeneral Besin, (me këtë emër e kemi thirr gjithmonë), kohë të gjatë, që nga koha e luftës çlirimtare si bashkëluftëtar, por edhe në ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë, kam pasur rastin të punojmë mbi 20 vjet bashkë. Këshillat e tij, kanë qenë të vlershme për mua dhe zhvillimin e institucionit. Është me rëndësi me dal me nder, me krenari dhe faqebardhë nga institucioni ku ke punuar kohë të gjatë. Ndërtimi i FSK-së ka qenë proces, ku kontributi i tij, gjatë ngritjes dhe transformimit e deri te ngritja e ushtrisë ka qenë i jashtëzakonshëm. Të faleminderit gjeneral për shërbimin dhe kontributin që ke dhënë për institucionin dhe vendin”.Nga ana e tij, gjeneral majori Zymer Halimi falënderoi ministrin, komandantin si dhe tërë stafin e MM dhe të FSK-së, për bashkëpunimin e ndërsjellët në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së.
Ka qenë nder, privilegj dhe krenari shërbimi im në etapat më të rëndësishme të Çlirimit, ndërtimit dhe zhvillimit të vendit tim. Na mësuan dhe na trasuan rrugën Dëshmorët, Heronjtë që ranë për të mos vdekur kurrë. Kaloj një kohë e gjatë e punës së përbashkët me shumicën nga ju prezent, edhe pse një punë, jo e lehtë, me shumë e shumë sfida dhe sakrifica. Por, falë punës së përbashkët, punës kolektive, mirëkuptimit nga lidershipi, vartësve, stafit tim të ngushtë, personelit të Presidencës, bashkëpunimi me ekipet e NALT-it dhe ekipeve paraprake që na këshilluan në vazhdimësi, përkrahjen e pakursyer nga familja, rrethi familjar, shokët dhe miqtë“.Gjeneral Halimi, më tej, tha: „FSK-ja tani ka arritur një standard të lartë të organizimit dhe funksionimit. Është institucioni më i vlerësuar vite me radhë dhe prinë si shembull për institucionet në vendin tonë. Unë dëshiroj që FSK-ja të vazhdoj punën dhe profesionalizmin e saj deri në përmbushjen e planeve dhe objektivave të saj“. Ministri i Mbrojtjes zoti Anton Quni i ndau medaljen për „Shërbim të shquar“, kurse komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i ndau „Medaljen e karrierës“, për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë shërbimit në FSK. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28