Ministri Quni: Procesi i testimit dhe vlerësimit sipas standardeve më të larta të ushtrive bashkëkohore

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose, sot realizuan vizitën në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj. Qëllimi vizitës ishte njoftimi nga afër me procesin e testimit fizik të kandidatëve për përzgjedhjen e ushtarëve aktiv të FSK-së, i cili është duke u realizuar në kuadër të procesit rekrutues për vitin 2020.Paraprakisht, ministri Quni, me delegacionin e tij, vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku nga ana e shefit të Departamentit të Personelit, kolonel Ilir Shyti, u njoftua me procesin e përgjithshëm të rekrutimit, aktivitetet me të arriturat e deritashme dhe procedurat e përzgjedhjes në proces e sipër.

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, ministri Quni dhe gjeneral Rama u pritën prej komandantit të saj, gjeneral brigade Irfete Spahiu e cila i njoftoi ata me aktivitetet e njësisë në përgjithësi me fokus në angazhimin e pjesëtarëve të saj dhe mbështetjen e përgjithshme të ekipit vlerësues në realizimin sa më të suksesshëm të testimit fizik të kandidatëve për ushtarë aktiv. Në fjalën e tij, ministri Quni, vlerësoi lart angazhimin e Departamentit të Personelit të SHPFSK-së, Ekipit Vlerësues të Instruktorëve dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, edhe pse në kushte të kufizimeve dhe masave anti-covid, për angazhimet dhe të arriturat e deritashme, duke shprehur besimin e realizmit të suksesshëm të këtij procesi, me vlerësimin e kandidatëve më të suksesshëm për garim në fazat tjera të testimit me kurorëzim të procesit duke përzgjedhur kontingjentin e ushtarëve të rinj të synuar për vitin 2020. Nga ana e tij, gjeneral Rama, shprehu mirënjohjen për angazhimin e deritashëm dhe kërkoi nga përgjegjësit të vazhdojnë me respektimin e plotë të procedurave, kritereve dhe standardeve më të larta të testimit, kompatibile me ato të vendeve më të avancuara të NATO-s. Përshtypjet e tij gjatë vizitës i shprehu edhe kolonel Rose, i cili çmoi lart përkushtimin e të gjithëve për realizimin sa më të suksesshëm të testimit edhe pse nën masat kufizuese anti-covid. Në vazhdim, ministri Quni dhe gjeneral Rama, me delegacionin shoqërues, vizituan stacionet e testimit fizik, ku panë nga afër ekzekutimin e disiplinave nga ana e kandidatëve të sotëm si dhe procedimin e vlerësimit të tyre nga ana e personelit të autorizuar. “Ministria e Mbrojtjes dhe FSK iu shërbejnë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe iu mirëpresin juve për shërbim në FSK, pa dallim nga përkatësia e juaj etnike” tha , ndër të tjera ministri Quni në adresimin e tij para kandidatëve prezent. Kurse, gjeneral Rama, kandidatët e pranishëm i inkurajoi për rezultate sa më të larta në testime, duke u rikujtuar nderin, privilegjin por edhe përgjegjësinë e lartë e të qënurit ushtarë e ushtare në mbrojtje të vendit e qytetarëve tanë.

Procesi i rekrutimit të ushtarëve në FSK për vitin 2020 ka filluar më 10 gusht me fazën e aplikimit duke vazhduar me shqyrtimin fillestar të aplikacioneve. Nga data 28 shtator është duke u zhvilluar procesi i testimit fizik për të vazhduar me testet dhe procedurat tjera. Ky proces është duke u monitoruar edhe nga ekipi i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) që dëshmon transparencën dhe llogaridhënien e plotë institucionale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si institucionet me besueshmërinë më të lartë qytetare për vite me radhë.  

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31