Ministri Quni priti në vizitë grupin e grave nga Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kazermës së FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë ishin për vizitë një grup i grave të Lidhjes së Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës kryesuar nga koordinatori, Mustafë Prenku. Grupi i grave vizitore kryesisht ishin nga punëtoria e shoqatës përkatëse me seli në Fushë Kosovë, e cila merret me rrobaqepësi dhe bizhuteri me punë dore.Duke u shprehur mirëseardhje, ministri Quni i shoqëruar edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shprehu respektin dhe konsideratën më të lartë si një ndër shembujt më të mirë të organizimit si shoqatë dhe angazhimin e tyre që me punë dore të mbajnë veten dhe familjet e tyre. “Ju me shembullin tuaj jeni bërë zëri i ndërgjegjes sonë institucionale dhe qytetare, andaj për këtë meritoni nderimin dhe respektin më të lartë” tha ai.

Nga ana e tij, gjeneral Rama, shprehu gatishmërinë e plotë për përkrahje ndaj shoqatës, me të gjitha kapacitetet e FSK-së në dispozicion. “Ashtu siç kemi detyrim ligjor për të gjithë qytetarët e vendit, për ju dhe kategoritë tjera të dala nga lufta, kemi edhe detyrim moral për të qenë pranë jush me të gjitha mundësitë tona”.Pas takimit, grupi vizitorë u shoqërua nga ministri Quni dhe stafi i tij, në drekën e përgatitur në kazermën “Adem Jashari” duke përfunduar me prezantimin për historikun, strukturën, misionin dhe perspektivën zhvillimore të FSK-së.

Përfaqësuesi i shoqatës dhe gratë vizitore shprehën emocionet dhe përshtypjet më të larta, falënderimin për ftesën dhe vizitën e realizuar duke pohuar se kjo është ftesa e parë që atyre u është bërë nga një institucion publik dhe udhëheqja e tij 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31