Ministri i mbrojtjes Anton Quni priti në takim zëvendësministrat nga radhët e komunitetit egjiptian

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni i cili shoqërohej nga zëvendësministri i Mbrojtjes Muhamedali Mergjollari, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe këshilltari ushtarak i Ministrit, kolonel Hamdi Pollomi, priti sot në takim zëvendësministrin e Infrastrukturës, Artan Berisha, zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Bashkim Krasniqi dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha.

Fokusi i takimit ishte në temën lidhur me procesin e integrimit të deritashëm në FSK të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në përgjithësi dhe nga radhët e komunitetit egjiptian në veçanti, për të arriturat dhe sfidat në këtë proces si dhe për konkursin aktual për rekrutimin e ushtarëve aktivë në FSK.

Ministri Quni, në fillim i njoftoi mysafirët, me zhvillimet aktuale të Ministrisë dhe FSK-së, të arriturat e përgjithshme si dhe me objektivat për të ardhmen me theks, në angazhimet rreth procesit të integrimit të pjesëtarëve të FSK-së, nga radhët e komuniteteve jo shumicë, si imperativ i natyrshëm i vizionit të ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Duke vlerësuar lart angazhimin e pjesëtarëve të FSK-së nga komunitetit egjiptian, ai kërkoi nga zëvendësministrat që të japin kontributin e tyre në fushatën informuese dhe motivuese për aplikimin e sa më shumë të rinjve nga radhët e komunitetit egjiptian dhe komunitetet tjera duke theksuar se FSK-ja është e të gjithë qytetarëve të vendit dhe në shërbim të të gjithëve, pa dallime etnike, fetare, racore e kulturore.

Zëvendësministri Berisha, gjatë takimit shprehu vlerësimin e lartë për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe me theks të veçantë u ndalë rreth mundësisë së shtimit të radhëve të të rinjve nga radhët e komunitetit egjiptian dhe të komuniteteve të tjera në FSK. Ata u zotuan se do të angazhohen maksimalisht në inkurajimin e të rinjve nga radhët e komunitetit të tyre që të aplikojnë në FSK.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i njoftoi të pranishmit me konkursin si dhe interesimin e të rinjve për t’u bërë pjesë e FSK-së. Gjeneral Rama tha se jemi të interesuar për shtimin e radhëve nga pjesëtarët e të gjitha komuniteteve e në rastin konkret edhe nga komuniteti egjiptian, duke i inkurajuar për konkurrim sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31