Në FSK bëhet pranim –dorëzimi i një donacioni me veshmbathje nga Turqia në vlerë prej 742,904.00$.

Në ambientet e kazermës „Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, dje u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të një donacioni nga Republika e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, (FSK) në vlerë financiare prej 742,904.00$. Ky donacion ka në përbërje: veshmbathje dhe shtretër fushor si dhe pajisje tjera teknike.

Në ceremoninë e pranim ishte i pranishëm edhe komandanti i Komandës së Logjistikës të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri, atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, koloneli Ismail Cenkeri Ersoz dhe drejtori i Departamentit të Logjistikës në MM, kolonel Mentor Zejnullahu.Pas nënshkrimit të dokumenteve, gjenerali Naim Haziri, ka falënderuar Qeverinë e Turqisë, si dhe atasheun ushtarak për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31