Drejtori i Qendrës Mjekësore të FSK-së, dr. Shkëlzen Sylaj priti drejtorin e SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniqin

Sot, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Valbon Krasniqi vizitoi Qendrën e Mjekësisë të FSK-së, ku u prit nga drejtori, dr. Shkëlzen Sylaj.Takimi i sotëm në mes të drejtorëve të dy institucioneve shëndetësore SHSKUK – QMFSK-së, u realizua me qëllim të thellimit të bashkëpunimit institucional.Drejtori i SHSKUK-së, dr. Krasniqi, gjatë vizitës u njoftua nga drejtori i QMFSK-së, dr. Sylaj, me kapacitetet në pajisje, personel dhe kapacitetet e shërbimit spitalor të Qendrës Mjekësore të FSK-së.Drejtorët Sylaj dhe Krasniqi biseduan edhe për gjendjen e përgjithshme të epidemisë COVID-19, si dhe për format e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Ndërsa, Dr. Krasniqi, në fjalën e tij, tha se ndihet i privilegjuar dhe që ka emocione dhe ndjenjë të veçantë gjatë qëndrimit në Qendrën e Mjekësisë të FSK-së, duke shtuar se vizita në këtë qendër është frymëzim për vazhdim të punës si mjek, dhe njëherësh premtoi që do të angazhohet për zbatimin pikë për pikë të marrëveshjes në mes të dy institucioneve.Në takim u bisedua edhe për hapësirat dhe kapacitetet që ka QMFSK-ja, dhe mundësinë e mbështetjes me staf mjekësor nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31