Kryeministri Avdullah Hoti vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qendrën Mjekësore të FSK-së

Sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, kanë vizituar Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë.Kryeministri Hoti, fillimisht u prit në ambientet e Ministrisë nga ministri Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm i MM-së, Faruk Geci, shefi i Kabinetit të Ministrit, Jashar Ramadani, si dhe stafi i lartë i ministrisë dhe FSK-së.

Ministri Anton Quni pas urimit të mirëseardhjes e njoftoi kryeministrin Hoti, me gjendjen si e ka gjetur ministrinë dhe FSK-në, me punën e mirë që është bërë edhe nga ministrat paraprak, dhe me angazhimet aktuale për tranzicionin e FSK-së, bazuar në ligjet e reja dhe me mision të ri, që ka si Ministria e Mbrojtjes ashtu dhe FSK-ja, duke i kushtuar vazhdimisht rëndësi bashkëpunimit me partnerin strategjik SHBA-të, bashkëpunimet bilaterale, për prezencën dhe bashkëpunimin e mirë me ekipin e NALT-it, që është prezentë, si në Ministri ashtu edhe në Forcë.

Për angazhimin e FSK-së, në kuadër të gjendjes së pandemisë COVID-19, ku FSK-ja ka dhanë kontributin në mbështetje të autoriteteve civile, me logjistikë, transport dhe gatishmërinë që ka për të dhënë mbështetje me kapacitete shtesë në raste të përkeqësimit të gjendjes, duke vënë në dispozicion edhe kapacitetet për akomodim dhe për trajtim.

Ndër të tjera, ministri Quni e njoftoi kryeministrin Hoti edhe me luftën speciale që po e bëhet në mediat ruse, se gjoja FSK-ja, ka blerë armatim fshehurazi nga Gjermania në vlerë deri në 170 milion euro, të gjitha këto sipas ministri Quni bëhen për të destabilizuar paqen në Ballkan, dhe për të krijuar pretekst për armatosjen e mëtejme të Serbisë, si dhe duke tentuar të komprometojë bashkëpunimin tonë të mirë dhe transparent me shtetin e Gjermanisë.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast, e njoftoi kryeministrin Hoti me angazhimet konkrete të FSK-së, me planin e zhvillimit dhe transformimit, me trajnimet dhe shkollimet që po bëjnë ushtarët dhe oficerët e FSK-së, në akademitë ushtarake të vendeve mike dhe partnere. Për menaxhimin e financave të FSK-së, buxhetin aktual dhe pajisjen me teknikë të nevojshme për të rritë operacionalitetin e FSK-së sipas planit të zhvillimit dhe ngritjes së FSK-së. Ai foli për takimin që ka pasur me ministrin e shëndetësisë Armend Zemaj, për bashkëpunimin e mirë që ka Qendra Mjekësore e FSK-së me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me QSUK-në.

Në fjalën e tij, kryeministri Hoti, falënderoi për pritjen duke ju shpreh përgëzimet ministrit Quni dhe komandantë Ramës, për punën e bërë deri më tash, duke theksuar se FSK-ja është me besueshmëri më të lartë në vend, që na bënë me u ndie krenarë të gjithëve, dhe është një storie e suksesit, vlerësim që e ka dëgjuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Ai me këtë rast, shprehu gatishmërinë që në emër të qeverisë së tij, të jap mbështetjen e duhur pavarësisht rrethanave aktuale, për të punuar në zbatim dhe realizimin e planit të transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së.

Gjatë vizitës në Qendrën Mjekësore të FSK-së, kryeministri Hoti u shoqërua nga ministri Zemaj, ministri Quni, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, sekretari i përgjithshëm i MM, Faruk Geci dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ai u pritë nga përgjegjësi major Adem Preteni, i cili prezantoi kapacitet e kësaj qendre, mjetet që posedojnë, dhomat e akomodimit në rast nevoje për të shtruar të sëmurët dhe kapacitet tjera që ka kjo qendër.

Duke vlerësuar lartë punën e FSK-së, në deklarimin para mediave, kryeministri Hoti, tha: „Inspektuam spitalin ushtarak për të parë kapacitete që FSK-ja, do t’i vëmë në dispozicion në rast se do të kemi nevojë t’i përdorim. Unë nuk jam njeri ushtarak, por jam i impresionuar dhe emocionuar me disiplinën ushtarake. Do të punojmë së bashku me stafin për të përballuar situatën nëpër të cilën po kalojmë. I falënderova për mbështetjen që ka dhënë FSK-ja për institucionet tjera që tash po duket se po përkeqësohet dhe ne duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që i kemi përpara“.

Më pastaj, kryeministri Hoti me tërë delegacionin, vizituan automjetet e blera HMMWV që ishin të rreshtuara në pistën e FSK-së.Në fund të këtij aktiviteti, ministri Quni, duke ju përgjigjur interesimit dhe pyetjeve të gazetarëve, dha një prononcim për media, me theks të posaçëm për deklaratat e fundit që vijnë nga Rusia dhe Serbia, dhe tendencën e kësaj të fundit për armatosje shtesë.

Ministri Quni deklaroi se kapacitete kërcënues posedon Serbia, si me armatimin që ka, me teknologjinë prodhuese dhe buxhetin e lartë që posedon, kurse Kosova është e orientuar në kapacitete mbrojtëse, e ka buxhetin transparent, dhe ngritja e FSK-së, është duke u bërë në koordinim me partnerin strategjik SHBA, dhe në transparencë me NATO-n, duke shprehur gatishmërinë e FSK-së, për tu angazhuar në misione paqësore, se FSK-ja është forcë që rritë stabilitetin në rajon dhe me gjerë. Kosova nuk ka shprehur asnjëherë ambicie territoriale ndaj fqinjëve, ashtu si Serbia që e ka Kosovën ende në preambulën e kushtetutës së saj. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31