Ministri Quni raportoi para Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lidhur me zhvillimet e përgjithshme aktuale të FSK-së, sfidat aktuale si dhe objektivat zhvillimor për të ardhmen. Ndër të tjera , Ministri Quni njoftoi të pranishmit se përkundër krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe fokusit për luftimin e saj, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK ka arritur me sukses të realizoj pjesën më të madhe të aktiviteteve të planifikuara, në funksion të përmbushjes së objektivave të ministrisë së mbrojtjes dhe qeverisë në përgjithësi. Ai gjithashtu theksoi se, meqë jemi në vitin e dytë të procesit të tranzicionit të FSK-së në misionin e forcës ushtarake, edhe objektivat tanë janë me fokus në përmbushjen e aktiviteteve në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, gjithnjë në drejtim të arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale deri në vitin 2027, kapacitete këto të nevojshme për përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor. Pas ekspozesë së Ministrit Quni, anëtarët e komisionit përkatës të kryesuar nga Znj. Fatmire Kollçaku–Mulhaxha, parashtruan pyetjet me interes lidhur me statusin e projekteve kapitale të FSK-së në rishikimin buxhetor, gjendjen e pjestarëve në rrethanat e pandemisë COVID-19, për idenë e shërbimit të obligueshëm ushtarak, rregulloren e pagave për pjestarët e FSK-së, procesin e integrimit të pjestarëve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë dhe sfidat në këtë proces, politikat konkrete në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, kapacitetet e diplomacisë ushtarake si dhe memorandumeve të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral.

Për të gjitha pyetjet dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e komisionit, ministri Quni, si dhe për çështje specifike edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama e u.d.sekretari i përgjithshëm Faruk Geci, ofruan përgjigjet me informacione të plota dhe të qarta duke përmbushur në mënyrë të plotë obligimin ligjor në funksion të transparencës dhe llogaridhënies së plotë para përfaqësueseve të Kuvendit të Republikës së Kosovës si organi kushtetues i ushtrimit të kontrollit demokratik parlamentar mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministri Quni gjatë takimit shoqërohej edhe nga këshilltari i tij ushtarak, kolonel Hamdi Pollomi dhe zyrtarja e lartë e kabinetit të tij, Martina Dedaj- Kçira.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31