Ministri Quni pret në takim Drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra

 Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot në takim drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra. Ministri Quni e njoftoi z. Kodra për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në si dhe objektivat për të ardhmen. Tema kryesore e takimit ishte bashkëpunimi i ndërsjellë dhe koordinimi sa më mire i dy institucioneve në përgjegjësitë individuale dhe aktivitetet e përbashkëta në përballje me krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19. Nga ana e tij, z.Kodra, shprehu vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe angazhimin e madhë me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë në realizimin e detyrave në funksion të përballjes me situatën epidemiologjike në vend.Në vazhdim, ministri Quni dhe z.Kodra u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin e ndërsjellë për fushat e përbashkëta që ndërlidhen në kuadër të Planit të Reagimit Kombëtar si dhe shkëmbimin e përvojave në mes AME-së dhe Gardës Kombëtare të FSK-së.

Në fund, të dy u zotuan se me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale që disponojnë janë të gatshëm t’u përgjigjen nevojave të autoriteteve shtetërore si dhe të gjithë qytetarëve pa dallim duke kërkuar nga t’a respektimin e plotë të masave anti-COVID-19. Gjatë takimit, drejtori Kodra shoqërohej nga Shefi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe çështjeve publike në AME, Nehat Koçinaj.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31