Ministri Anton Quni viziton njësitë e KFT-së në aeroportin e Gjakovës

 Me qëllim të njoftimit nga afër me operacionet e njësive të FSK-së, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, së bashku me stafin e tij, vizitoi sot njësitë e Komandës së Forcave Tokësore (KFT), që po realizojnë kursin ‘Komando - Bereta’ në aeroportin e Gjakovës.Ministrin Quni, gjatë vizitës u prit nga komandanti i KFT-së, gjeneralbrigade Fadil Hadergjonaj, si dhe oficerë të lartë të Komandës. Fillimisht, gjenerali Hadergjonaj e njoftoi Ministrin Quni me objektivat e këtij ushtrimi, kapacitetet njerëzore dhe teknike si dhe me nivelin e arritjeve profesionale të ushtarëve të FSK-së, gjatë këtij ushtrimi. Ndërsa, nga ana e tij, Ministri Anton Quni, përgëzoi Komandën e Forcave Tokësore për realizimin e këtij ushtrimi në mënyrë profesionale, ndër të tjera ai vlerësoi lartë faktin edhe pse gjendemi në kohë të pandemisë COVID-19, ushtarët e FSK-së janë në formacion të plotë duke kryer ushtrimet e planifikuara, me disiplinë dhe përkushtim të madh, duke treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësi taktike operuese.

Ministri Quni para oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të njësisë përkatëse u zotua për ofrimin e mbështetjes maksimale për të avancuar edhe më tej në përmbushjen e detyrës së shenjtë, në kuadër të misionit të mbrojtjes së vendit dhe sigurisë së qytetarëve tanë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31