Certifikohen 28 pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në seminarin për Logjistikë

Në Ministrinë e Mbrojtjes, nga data 01 - 05 korrik 2019, u zhvillua seminari me titullin: Logjistika dhe Menaxhimi i Ciklit Jetësor (Logistics and Life Cycle Menagement), në të cilin morën pjesë 28 zyrtarë të stafit ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së, niveli i mesëm dhe i lartë.

Semani u mbajt në bashkëpunim me ODC (Zyra për Bashkëpunim e Ambasadës amerikane në Prishtinë) nga Instituti për Qeverisje të Sigurisë, Programi Ndërkombëtar për Menaxhim të Resurseve për Blerje në Fushën e Mbrojtjes (IDARM), ligjëruar nga instruktorët amerikanë, Dr. Patrick Gambrel dhe koloneli në pension Raymond Jones.

Ky kurs prezantoi komponentët kryesor dhe karakteristikat e menaxhimit efektiv të logjistikës, rolin e planifikimit të logjistikës dhe ciklit jetësor në procesin e blerjeve dhe vendimmarrjes logjistike në fushën e mbrojtjes.

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit diskutuan edhe praktikat në menaxhimin e logjistikës në grupe, duke u bazuar kryesisht në zbatimin e praktikave, koncepteve dhe të metodave të mësuara gjatë seminarit.

Në ceremoninë e certifikimit mori pjesë edhe drejtori i Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim në Ministri të Mbrojtjes, koloneli Agron Bajrami, i cili falënderoi instruktorët dhe Zyrën për Bashkëpunim të Ambasadës amerikane në Prishtinë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31