Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së gjeneral Rama dekorojnë këshilltarin ushtarak kolonelin Hakan Duman

Sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës u organizua një takim lamtumirës për kolonelin Hakan Duman, këshilltarin ushtarak të ministrit Rrustem Berisha dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës.

Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast e kanë falënderuar kolonelin Duman për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm si dhe për përkrahjen e jashtëzakonshme të dhënë për Ministrinë dhe FSK-në, gjatë mandatit të tij, në kuadër të FSK-së.

Gjithashtu, ministri Berisha dhe gjeneral Rama, kolonelin Duman e kanë dekoruar me Mirënjohje dhe Medalje për „Shërbim vetëmohues“ gjatë kohës, sa ka shërbyer si këshilltar i Ministrit dhe Komandantit, ndërsa, pasardhësit të tij, kolonelit Erhan Bahatir i kanë dëshiruar mirëseardhje dhe njëherësh i kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim gjatë mandatit të tij, si këshilltar ushtarak për Ministrin dhe komandantin e FSK-së.

Koloneli Hakan Duman, me këtë rast, e ka falënderuar ministrin Berisha dhe gjeneral Ramën, për bashkëpunimin e mirë që ka pasur gjatë mandatit të tij, si dhe ka uruar suksese të reja për FSK-në.

Në takimin lamtumirës ishte prezent edhe drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Michael Oberneyer, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, dhe të NALT-it, si dhe zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31