Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë z. Christian Heldt

Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi, në ambientet e Kazermës ,,Adem Jashari“ në Prishtinë, pritën sot ambasadorin e  Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt.

Gjatë takimit me ambasadorin e Gjermanisë u tha se Mbështetja gjermane nuk ka munguar asnjëherë për Kosovën, po në veçanti për FSK-në. Republika Federale e Gjermanisë e ka mbështetur në të gjitha fushat FSK-në, si me donacione, trajnime, mbështetje të cilat kanë mundësuar që FSK-ja të jetë forcë operacionale dhe e gatshme për të mbështetur popullatën e Kosovës.

Qëllimi i kësaj vizite ishte certifikimi i oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së, në Kursin bazik të gjuhës gjermane, që është financim i ambasadës Gjermane në Kosovë.

Ministri Berisha, me këtë rast, theksoi se shteti Gjerman është një shtet mik dhe strategjik për Kosovën ai falënderoj ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në kohët më të vështira dhe po i jep edhe sot në ngritjen e kuadrove të FSK-së në aspektin profesional e akademik, në mbështetje të vazhdueshme teknike e donacione të rëndësishme, ne ju jemi mirënjohës për këto që po bëni për FSK-në në veçanti, unë si ministër kam pas fatin të bashkëpunoj me të gjithë gjeneralët Gjerman në NALT-të, të cilët kanë lënë gjurmë në krijimin e FSK-së, avancimin dhe mbështetjen e pakursyer që ata kanë dhënë për ne.

Me këtë raste Ministri Berisha ju urojë kursantëve punë të mbarë dhe avancimin e tyre në kurse tjera që Republika Federale Gjermane ofron për FSK-në.

Ndërsa, ambasadori Gjerman, z. Christian Heldt e hapi me fjalën popullore ,,Në futboll është shprehja para lojës dhe pas lojës“ pra me gjermanin nuk ka përfunduar gjithçka, ne jemi vetëm duke vazhduar mbështetjen për ju, dhe këtë e bëjmë që ju të jeni të integruar në ushtrinë  gjermane, dhe të jeni pjesë e trajnimeve që ne ofrojmë për FSK-në, dhe shpresoj që ky investim është një e mirë për ju që në vitet e ardhshme të tranzicionit do ju ndihmojë ju, që ecja juaj drejt integrimeve euroatlantike të jetë më e lehtë me vendet anëtare.

Në këtë aktivitet u ndanë certifikatat për kursantët e nivelit bazik të gjuhës Gjermane   

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31