23 pjesëtarë të Batalionit të Parë të FSK-së përfunduan trajnimin „Komando dhe Bjeshkatari“

Sot, më 04 korrik 2019, në Batalionin e Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Gjilan, u mbajt ceremonia e certifikimit të trajnimit „Komando dhe Bjeshkatari“. Ky lloj trajnim ishte i rëndësisë së veçantë sepse përgatitë ushtarakë dhe liderë me standarde të larta profesionale për të operuar në një mjedis operacional dhe kompleks, duke performuar aftësi dhe shkathtësi të avancuara teknike dhe taktike në përmbushje të misionit.

Në këtë trajnim që ka zgjatur 10 javë janë zhvilluar këto tema: navigimi tokësor (ditën dhe natën), formacionet e lëvizjes (nëpër zona të rrezikshme dhe të minuara), ballafaqimi me mjete shpërthyese,  kundërpërgjigje ndaj pritës, ngjitje dhe zbritje nëpër male të pjerrëta dhe shkëmbinj, kalim të lumenjve etj.

Në trajnimin  “Komando dhe Bjeshkatari “, i cili  është mbajtur në kohë, vende dhe kushte të ndryshme atmosferike,  janë sfiduar pjesëtarët duke operuar në terrene të vështira dhe të panjohura  gjatë periudhës  10 javore. Vlen të ceket se 23 pjesëtarë kanë arritur ta  menaxhojnë mirë këtë situatë.

Ky trajnimi është realizuar nga instruktorët  e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Në ceremoninë e certifikimit ishin të pranishëm komandant i KFT-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi,  zv. komandant i BRSH-së, kolonel Hysen Dreshaj, komandanti i kontingjentit turk, koloneli Numan Bash etj..

Të pranishmeve ju drejtua me një fjalim gjeneral Enver Cikaqi, i cili falënderoi shtetin turk për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin e FSK-së.

Ndërkaq,  major Arben Avdyli falënderoi instruktorët nga Turqia për mbështetjen e  përhershme të pjesëtarëve të FSK-së.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31