Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha priti kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës z. Besim Hasani

Ministri i Mbrojtjes, me bashkëpunëtorë, priti sot në takim pune Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), z. Besim Hasani, dhe Sekretarin z. Shasivar Haxhiaj.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh i nderuar për këtë takim dhe përgëzoi Presidentin Hasani për sukseset e sportistëve kosovarë, të cilët na bëjnë krenarë të gjithëve. Më tej Ministri i informoi zyrtarët e KOK-ut rreth procesit të tranzicionit të FSK-së dhe të arriturave gjatë fazës së parë 120 ditëshe pas miratimit të ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Në takim u diskutua rreth formalizimit të bashkëpunimit të KOK-ut me FSK-në në fushën e sportit. Kjo do të ndikonte edhe në masovizimin e sportit te të rinjtë e vendit tonë. Presidenti Hasani shprehu gatishmërinë që KOK-u ta përkrahë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në organizimin e pjesëtarëve të FSK-së nëpër klube në disiplina të ndryshme sportive, organizimin e garave si dhe në themelimin e federatës ushtarake së sporteve brenda FSK-së. FSK-ja në radhët e saj ka sportistë të përgatitur, të cilët me sukses mund të garojnë në gara ndërkombëtare.

Duke ndjekur praktikat e mira të disa ushtrive në Evropë, Presidenti Hasani propozoi që disa prej sportistëve elitarë të Kosovës t’u mundësohet që të bëhen pjesëtarë të FSK-së.

Ministri Berisha e përkrahu këtë ide dhe u zotua që do të hulumtohen modalitet më të përshtatshme që sportistët elitarë ta nderojnë FSK-në si pjesëtarë në uniformë, në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi.

Ministri Berisha dhe Presidenti i KOK-ut Hasani u pajtuan që pa vonesë të themelohen grupet punuese nga të dy palët për ta hartuar një memorandum bashkëpunimi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit institucional midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31