FSK-ja mbështet komunitetin kroat në Janjevë

Forca e Sigurisë së Kosovës me kapacitetet e saj po realizon projekte humanitare në ndihmë të të gjithë qytetarëve të vendit. Kësaj radhe, pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të Brigadës së Mbështetjes Operacionale kanë realizuar projektin humanitarë në  përkrahje të  komunitetit kroat të fshatit Janjëvë, Komuna e Lipjanit. Projekti  ka të bëjë me hapjen e traseve dhe zgjerimin e rrugës në një gjatësi prej 1200 metrash. Batalioni i Xhenios gjatë realizimit  të këtij projekti është mbështetur edhe nga vet banorët e komunitetit kroat dhe Komuna e Lipjanit. 

Ditë më parë, punimet e kësaj rruge i ndoqi nga afër edhe shefi i Mbrojtjes i Republikës  së Kroacisë, gjeneral kolonel Mirko Shundov,  gjatë vizitës  së tij në Kosovë,  i cili është shprehur mjaft i kënaqur dhe shumë  falënderues  për bashkëpunimin dhe për  kujdesin  e FSK-së ndaj komunitetitn kroat që jeton në Kosovë.

Punimet e fundit të këtij projekti  i përcollën nga afër gjeneral brigade Naim Haziri,  komandant i Brigadës së Mbështetjes  Operacioneve ( BMO), ZVKOM  i MBO-së  kolonel Avdi Raci dhe komandanti i Batalionit të Xhenios, nënkolonel  Rifat Maloku.

Gjeneral brigade Naim Haziri, duke vlerësuar lart punën profesionale të Batalionit  të Xhenios, ndër të tjera është shprehur:  ,, FSK gjithmonë është e gatshme të mbështesë operacionet  në ndihmë të popullatën. Ky është edhe misioni ynë, të jemi në mbrojtje të popullatës së Kosovës pa dallim etnie, në çfarëdo situate që është e nevojshme”. 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31