Tre rreshterë majorë të FSK-së diplomohen në Akademinë e Rreshterë Majorëve në SHBA

Korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës iu shtuan edhe tre rreshterë majorë të diplomuar në Akademinë e Rreshterë Majorëve në El Paso, Texas të SHBA-ve; Rreshterë majorët Shukri Abdullahu, Blerim Ramusholli dhe Fatmir Rama përfunduan  me sukses Kursin për rreshter major, i cili njëherësh tregon për përsosmërinë e  zhvillimit të NOF (Rreshter Majorit ) si në ushtrinë amerikane ashtu edhe në FSK.

Përgjatë një viti studimesh, kërkimesh dhe shkëmbimi përvojash, të tre rreshterë majorët kaluan nëpër gjashtë departamente të ndryshme, ku pa mëdyshje nuk mungoi suksesi i tyre.

„Ndihem shumë krenar me të tre rreshterë majorët në fjalë“, u shpreh rreshter majori i Komandës së Forcave Tokësore, Fetah Zejnullahu, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të tyre.

Të tre rreshterë majorët e FSK-së, Abdullahu, Ramusholli dhe Rama, gjatë shkollimit dhe trajnimit në Akademinë e Rreshterë Majorëve në SHBA, e cila njihet si akademia më prestigjioze për përgatitjen e NOF-ve, u dalluan për gatishmëri, profesionalizëm dhe vlera të larta ushtarake.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31