Turqia i dhuroi FSK-së një Autoblindë për qëllime mjekësore në vlerë mbi 463 mijë dollar

Sot, në Kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së, në Prishtinë, u mbajt ceremonia e pranim- dorëzimit të Autoblindës të ndihmës së parë „Cobra 4x4“ donacion nga Republika e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila me të gjitha pajisjet rezervë kapë vlerën e përgjithshme prej 462.457 dollar.

Marrëveshja për pranim-dorëzimin e këtij donacioni u nënshkrua nga atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, nënkoloneli Ismail ERSOZ dhe oficeri i Departamentit të Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes, kapiteni Remzi BUSHI. 

Ky donacion si dhe donacionet e shumta të tjera, të cilat i janë dhuruar FSK-së, janë rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë, duke u bazuar në marrëveshjen për ndihmën financiare në ngritjen dhe profesionalizmin e FSK-së.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31