Rekrutët e rinj të FSK-së fillojnë trajnimin bazik në Ferizaj

Në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë filluar fushatën e rekrutimit për pjesëtarët e rinj të FSK-së.

Pas disa proceduarve të rekrutimit, fazave testuese dhe seleksionuese të një numri mjaft të madh të konkurruesve, FSK-ja ka arritur të përzgjedhë 649 rekrutë, të cilët me sukses i kanë kaluar të gjitha këto faza.

Ndërkaq, sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në kazermën “Skënderbeu”  në Ferizaj, ka filluar faza e parë e trajnimit për grupin e parë të rekrutëve prej  350 pjesëtarësh e cila do të zgjasë nëntë  (9 ) javë.

Rekrutët u priten nga komandantët e kompanive,  të cilët pasi iu uruan mirëseardhje rekrutëve të rinj të FSK-së, në pika të shkurtra i njoftuan edhe me rregullat e përgjithshme të Qendrës së Trajnimit.

Me pas, rekrutët, të udhëhequr nga instruktorët e tyre, vazhduan sistemimin në Qendrën për Stërvitje të KDS, duke u pajisur me uniforma ushtarake për të vazhduar me angazhimet e tyre ditore dhe testimet fizike gjatë trajnimit bazik në këtë qendër.

Në kuadër të planit të trajnimeve, grupi i dytë i rekrutëve do të fillojë trajnimin në muajin shtator, me qëllim të plotësimit të strukturës së FSK-së me personel të trajnuar dhe të gatshëm për të përmbushur misionin dhe detyrat e FSK-së.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30