Zjarrfikësit ushtarakë të FSK-së trajnohen në Turqi

Në kuadër  të bashkëpunimit dypalësh që ka FSK-ja me Republikën e Turqisë, për dy javë rresht, gjashtë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës kanë ndjekur trajnimin bazik intensiv për zjarrfikës në Republikën e Turqisë, të titulluar: ,,Military Fire Fighting Team’’.

Qëllimi i trajnimit ishte përgatitja profesionale e ekipit ushtarak të FSK-së për zjarrfikje  si dhe për përdorimin e pajisjeve  zjarrfikëse; llojet e zjarrit, përcaktimi i nivelit të zjarrit, temperaturat e zjarrit, lëndët për fikjen e zjarrit, metodat e trajtimit të zjarrit, masat për parandalimin e  rrezikut etj.

Pjesëtarët e FSK-së gjatë këtij trajnimi kanë shfaqur interesim të madh për t’u pajisur me sa më shumë njohuri rreth zjarrëfikjes.

Në fund të trajnimit, ata u certifikuan për rezultatet e shkëlqyeshme që treguan gjatë trajnimit dyjavor.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31