FSK-ja gjeti trupin e pajetë të një qytetari të humbur në Bjeshkët e Rugovës

Me vendim të ministrit të Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, një ekipi i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, u angazhua në operacionin e kërkimit ,për një person të zhdukur në bjeshkët e Rugovës- komuna e Pejës.

Ekipi profesional i kërkim-shpëtimit të FSK-së, prej 12 pjesëtarëve, pas një operacioni të gjerë kërkimi, në një terren të vështirë malor, ka arritur ta gjej trupin e pajetë të personit të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, me inicialet M.N. mosha 50 vjeçare, nga fshati Shtupeq i Madh i Pejës.

Ekipi i FSK-së, trupin e pa jetë e ka dorëzuar tek Policia e Kosovës dhe familjarëve të të ndjerit për procedura të mëtutjeshme.​

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31