Në Qendrën e Kërkim-Shpëtim përfundoi trajnimi për shpëtim në ujëra të shpejta

Në kazermën “Evropianët e Rinjë” të Regjimentit të Mbrojtjes Civile në Pomozatin, përfundoi trajnimi 5 ditorë, për shpëtim në ujëra të shpejta, trajnim ky, që për here të parë është mbajtur nga vet instruktorë të FSK-së.

Përmbajtja e kursit është zhvilluar dhe dizajnuar nga vetë instruktorë të QTKSH-së, bazuar në përvojat e fituara nga trajnimet e zhvilluara nga instruktorët e shteteve partnere të NATO-s. Për të rritur vlerën e trajnimit, instruktorët kanë zhvilluar kërkime të pavarura të teknikave më bashkëkohore dhe duke i kombinuar me përvojat e tyre, nga shumë operacione të kërkim-shpëtimit në ujëra, ku ata kishin marrë pjesë.

Fillimisht, QTKSH-ja dhe instruktorët kanë zhvilluar një program-pilot, ku fillimisht testuan teknikat e vjetra dhe ato të rejat, në disa lumenj me rrjedhje të shpejtë, për ta kompletuar planin mësimor, para se të fillonin programin trajnues.

Pjesa teorike e trajnimit u mbajt në klasë, ku pjesëmarrësit mësuan rreth karakteristikave të ujërave të rrëmbyeshëm duke u përballur me pengesat dhe me rreziqet që shkaktojnë ujërat e  rrëmbyeshme. Teknikat e shpëtimit ishin shpjeguar me kujdes para se ato të viheshin në praktikë.

Nga reshjet e forta të kohëve të fundit, pjesëtarëve të FSK-së, iu është dashur të ballafaqohen me ujëra edhe më të rrëmbyeshëm dhe me temperatura edhe më të ulëta se zakonisht. Skenarët rreth stërvitjeve praktike janë kryer gjatë tri-ditëve sfiduese për të shpëtuar viktimat, duke aplikuar këtu teknikat mbrojtëse dhe sulmuese, përderisa janë ballafaquar me ujëra të rrëmbyeshëm dhe pengesa tjera në lumenj.

Komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, koloneli Shaip Haziri i përgëzoi pjesëmarrësit e kursit për sukseset e tyre, gjatë këtij trajnimi, në veçanti falënderoi inspektorin kryesor Valdrin Kelmendin dhe drejtuesit e këtij trajnimi; Emin Avdullahun dhe Kushtrim Hysenin, të cilët edhe ishin dizajnuesit kryesor të këtij trajnimi.

Koloneli Shaip Haziri, komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, në fund theksoi, se FSK-ja është e aftë profesionalisht dhe e gatshme t’u del në ndihmë të gjithë qytetarëve edhe në kërkim-shpëtim në ujëra të shpejtë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31