Përfundoi Ushtrimi Fushor “Silver Sabre 2019-1”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në Ushtrimin Vend Komandë “Silver Sabre  2019-1” të organizuar nga KFOR-i, i cili u mbajt nga data: 24-25 prill 2019, (36 orë pa ndërprerje) në objektin e Kuvendit Komunal në Ferizaj.

Për të përcjellë nga afër ushtrimin, në ditën e dytë, ishin të pranishëm krerët e lartë të FSK-së: Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Lorenco D’Addario, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, gjeneral brigade Naim Haziri, zëvendëskomandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Mehmet Lladrovci, zëvendëskomandanti i KFOR-it, si dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përfaqësues të Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave,  përfaqësues të Policisë së Kosovës, si dhe pjesëmarrës të të gjitha institucioneve tjera emergjente.

Me rastin e përfundimit të ushtrimit, në vend komandë, të gjithë të pranishmit patën mundësinë të informohen në detaje për mbarëvajtjen e këtij ushtrimi përmes brifingjeve informuese, të cilat u realizuan nga përgjegjësit e këtij ushtrimi. Ndër arritjet më të mëdha konsiderohet bashkëpunimi dhe veprimi i përbashkët, ndërveprueshmëria në mes institucioneve në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e operacioneve, si dhe vlerësimin e rreziqeve, si hapa në ngritjen e profesionalizimit.

Roli i FSK-së, në Ushtrimin Vend Komandë „SILVER SABRE 2019-1” ishte angazhimi i trupave me qëllim të asistimit te autoritetet qendrore në aplikimin e Planit të Reagimit Kombëtar, me anë të cilit përcaktohen reaguesit e parë, të dytë dhe të tretë.

FSK-ja në këtë ushtrim ka marrë pjesë me 18 pjesëtarë, të cilët kanë qenë të përfshirë që nga faza përgatitore e deri në ekzekutimin e këtij ushtrimi, me qëllim të ngritjes së  vazhdueshme të bashkëpunimit dhe të koordinimit në nivel sa më të lartë me KFOR-in, si dhe ruajtjen e aftësive në standardin më të mirë të mundshëm.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31