Akademia Mbretërore ,,Sandhurst’’ i dhuroi FSK-së literaturë ushtarake

Në bazë të marrëveshjeve për bashkëpunim mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës e në veçanti mes Akademisë Ushtarake Mbretërore ,,Sandhurst’’ dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, po vazhdon realizimi i saj; me zhvillimin e aktiviteteve dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Akademia Ushtarake Mbretërore ,,Sandhurst’’ për FSK-në, si në ngritjen arsimore dhe përgatitjet ushtarake për pjesëtarë të FSK-së, të cilët po studiojnë në këtë akademi, që nga niveli bazik dhe deri te niveli më i lartë. Këtë herë, Akademia Ushtarake Mbretërore ,,Sandhurst’’ i ka dhuruar një donacion me libra nga fusha ushtarake Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, që do të ndihmojnë shumë kadetët e QSU-së, të fitojnë njohuri dhe të plotësojnë njohuritë e tyre në fushën ushtarake.

Librat e dhuruar nga Akademia Ushtarake Mbretërore ,,Sandhurst’’ tani janë pjesë e literaturës në Qendrën për Studimeve Universitare dhe janë sistemuar në bibliotekën e saj. Donacionin me libra ushtarake, komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spahiut ia dorëzoi nënkoloneli anglez Jake White.

Me këtë rast, gjeneral Spahiu ka falënderuar Akademinë Ushtarake Mbretërore ,,Sandhurst’’ për literaturën ushtarake të dhuruar nga biblioteka e Akademisë Mbretërore Sandhurst, si dhe për ndihmat e tjera për FSK-në, për të shtuar se: ,,ky bashkëpunim si deri më tani, do vazhdojë edhe në të ardhmen, si dhe do të forcojë lidhjet midis dy Akademive ushtarake.  Gjeneral Spahiu, më tej, shtoi: ,,vlen për të theksuar se kapiteni Ismail Hoxha, i cili ishte kadet i QSU-së, do të filloj turneun e tij dy vjeçar si instruktorë në Akademinë Ushtarake Mbretërore ,,Sandhurst’’, që është një e arritur ushtarake dhe profesionale jo vetëm e Qendrës për Studime Universitare por edhe për vet FSK-në.’’
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31