Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në Konferencën "Kosovo EOD Conference"

Me ftesë të shefit të Operacioneve të Ekipeve për Eliminimin e Mjeteve Eksplozive të Pashpërthyera (EOD) të KFOR-it, Chiprian Andrica, Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht përfaqësuesit nga Kompania e Deminimit kanë marrë pjesë në konferencën \"Kosovo EOD Conference\", e cila është mbajtur  në ambientet e kampit Bondstell.

Në konferencë, përveç komandantit të Kompanisë së Deminimit të FSK-së, major Gëzim Sada, morën pjesë edhe përfaqësues nga EOD-ja e KFOR-it dhe përfaqësuesit e organizatave ,,Halo Trust’’, ,,NPA’’ dhe ,,MAT Kosova’’ që merren me deminim në territorin e Kosovës.

Gjatë kësaj konference u prezantua puna e Kompanisë së Deminimit si dhe operacionet dhe trajnimet që zhvillohen në kuadër të aktiviteteve brenda FSK-së.

Në punimet e konferencës u shpalos puna e ekipeve të deminimit nga të gjitha organizatat. Kjo konferencë ishte një mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të raporteve miqësore mes Kompanisë së Deminimit të FSK-së  dhe organizatave tjera që merren me deminim në Kosovë.

Konferenca u përmbyll me një marrëveshje bashkëpunimi në të ardhme, me qëllim të krijimit të një ambient të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31