Me moton ,,Mbill një pemë” Presidenti i Republikës ka realizuar sfidën e ish-Presidentes

Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, në mbështetje të fushatës ,,Mbill një pemë”, duke  realizuar sfidën nga ish- presidentja zonja Atifete Jahjaga, ka mbjellë një fidan bliri në kazermën Adem Jashari, i shoqëruar nga gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Enver Cikaqi  dhe  gjeneral brigade Xhevahir Geci.

Fushat ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për shtimin e hapësirave të gjelbra. Dhe për ta  zgjeruar këtë aktivitet  Presidenti ka  sfiduar nëntogerin Afrim Zabeli, pilot i parë i FSK-së, trajnerin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, z. Bernard Challandes, Petrit Halilajn artist, Ardita Statofcin- pianiste, zëvendëskryeministrin  Behxhet Pacolli  si dhe këshilltarin e presidentit  z. Ismail Syla.

Presidenti Hashim Thaçi, me këtë rast, ju bëri thirrje qytetarëve të vendit që të mbjellin sa më shumë pemë dhe  t’i  kushtojnë edhe më shumë rëndësi ruajtjes dhe mbrojtjes  së mjedisit.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30