Certifikohen 23 pjesëtarë të FSK–së në kursin “Udhëheqës i qitjes dhe mbikëqyrës i vijës së zjarrit”

Sot në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së në Ferizaj, u  mbajte ceremonia e certifikimit të kursit “Udhëheqës i qitjes dhe mbikëqyrës i vijës së zjarrit”.

Në këtë ceremoni mori pjesë komandanti  i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spahiu, e cila u shpreh mjaft e kënaqur me rezultatet e arritura dhe disiplinën që treguan pjesëtarët që ndoqën këtë kurs. Gjeneral Spahiu për këto të arritura u është mirënjohëse instruktorëve të Qendrës Bazike, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm, gjatë këtyre tri javëve, treguan se janë të gatshëm në çdo kohë të përmbushin misionin dhe detyrat e njësisë.

Gjeneral Spahiu iu drejtuar kursantëve, duke kërkuar nga ta, që njohuritë e fituara në KDS t’i përcjellin në njësitë e tyre, ku ata shërbejnë, duke marrë përgjegjësi secili për të dhënë kontribut në proceset nëpër të cilat po kalon FSK-ja.

Kursi ,,Udhëheqës i qitjes dhe mbikëqyrës i vijës së zjarrit” zgjati 3 javë dhe u ligjëruan këto  tema: Menaxhimi i poligonit të qitjes, udhëheqja e qitjes, kalibrimi i armëve, qitja ditën dhe natën (teori dhe praktikë), zbatimi i rregullave të sigurisë etj.

Kjo është gjenerata e parë për vitin 2019 e kursit “Udhëheqës i qitjes dhe mbikëqyrës i vijës së zjarrit”, në të cilin morën pjesë 23 pjesëtarë të FSK-së, ku 5 prej tyre janë certifikuar si ‘’Udhëheqës të qitjes dhe mbikëqyrës të vijës së zjarrit’’, ndërsa 18 të tjerë janë certifikuar si “Mbikëqyrës të vijë së zjarrit”.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31