Shefi i Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje i Ambasadës amerikane vizitoi Kompaninë e Deminimit

Kompaninë e Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) në Prizren, dje e vizitoi shefi i Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje i Ambasadës amerikane në Kosovë, major Brian Devlin  së bashku me  disa instruktorë të  EUCOM-it.

Mysafirët i priti komandanti i Kompanisë së Deminimit, major Gëzim Sada, i cili pasi që i informoi mysafirët për kapacitetet operacionale të Kompanisë së Deminimit, i njoftoi edhe  me të arritura e kësaj kompanie në pastrimin dhe eliminimin e mijëra mjeteve eksplozive në shumë fusha të minuara.

Majori Devlin e përgëzoi komandantin Sada për sukseset e Kompanisë së Deminimit, duke premtuar përkushtim dhe angazhim maksimal të tij dhe të shtetit amerikan për aftësimin profesional dhe pajisjen me mjete specialistike të Kompanisë së Deminimit, në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, instruktorët e EUCOM-it patën rastin që përgjatë tre ditëve të jenë së bashku  me instruktorët e  EOD-së, me të cilët biseduan për nevojat dhe planet e duhura për realizimin e trajnimit “Trajno Trajnerët - Niveli 2-të” , i cili pritet të mbahet gjatë muajit maj të këtij viti, me pjesëmarrje të pjesëtarëve të EOD-së nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe atyre të Forcave të Armatosura të Republikës së  Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë Kompaninë e Deminimit në ngritjen e kapaciteteve, si me pajisje specialistike moderne ashtu edhe me trajnime adekuate profesionale.

Kompania e Deminimit, dje, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave, ka filluar operacionet e pastrimit të fushave të rrezikshme me 4 ekipe në 4 lokacione të ndryshme.

 Andaj,  edhe njëherë apelojnë te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës,  në rast që hasin në ndonjë mjet të dyshimtë, menjëherë të lajmërojnë FSK-në apo Policinë e Kosovës.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31