Ministri i Mbrojtjes Berisha priti në takim ambasadoren e Kroacisë, znj. Kapitanovic

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës z. Rrustem Berisha, priti sot në takim zyrtar ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, znj. Marija Kapitanovic dhe atasheun ushtarak kolonel Marijana Pleša Čadonić.

Në takimin e ministrit Berisha me diplomaten kroate znj. Kapitanović u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë si dhe ushtrisë së Kosovës dhe ushtrisë së Kroacisë.

Ministri Berisha e ka falënderuar ambasadoren Kapitanović për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia po jep për Ministrinë e Mbrojtjes dhe  ushtrinë e Kosovës-FSK-në.

Nga ana e saj, ambasadorja e Kroacisë znj. Maria Kapitanovic konfirmoi gatishmërinë e Kroacisë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen edhe në të ardhmen të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31