FSK-ja angazhohet në shuarjen e zjarreve në Komunën e Skenderajt dhe atë të Prishtinës

Në Kosovë, për  shkak të  thatësisë dhe temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë, janë shpeshtuar ndezjet e pyjeve. Ekipet zjarrfikëse të FSK-së, dje dhe sot janë angazhuar në mbështetje të pushtetit lokale për shuarjen e zjarreve në malet e Llaushës, Rakinicës dhe të fshatit Qubrel, Komuna e Skenderajt dhe në fshatin Vranidoll, Komuna e Prishtinës.

Në  këto operacione është angazhuar Njësia e Task Forcës e FSK-së, me 33 pjesëtarë dhe 7 automjete, të cilët që nga dita e djeshme kanë arritur t’i shuajnë zjarret në pjesën më të mëdha të pyjeve të këtyre anëve.

Ndërkaq, sot operacioni për shuarjen e zjarreve po vazhdon në fshatrat Llaushë, Qubrel dhe Vranidoll. 

Andaj, bëjmë apel te të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos i ndezin mbeturinat dhe djerrinat sepse në këtë mot të thatë lehtë shkaktohen dëme në malet e Kosovës.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31