Kryeministri Haradinaj priti kapitenin e FSK-së Ismail Hoxha

Sot Kryeministri i Republikës së Kosovës zoti Ramush Haradinaj priti   kapitenin e FSK-së Ismail Hoxha. Oficer i përzgjedhur për  instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore ,,Sundhurst” në Mbretërinë e Bashkuar.

Me këtë rast në pritje ishin edhe Ministri i Mbrojtjes zoti Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe nënkolonel Jake White,  këshilltar ushtarak i Komandantit të FSK-së, ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar në llogarinë e tij në facebook. “FSK-ja në vazhdimësi po dëshmon se në strukturat e saj ka potencial të trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe të aftë për të dhënë kontribut për siguri dhe paqe. Oficerin e FSK-së, kapiten Ismail Hoxha, e përgëzova për përzgjedhjen si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Suksesi i Kapitenit Hoxha është e arritur e përbashkët e forcës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë strategjikë siç është Britania e Madhe”.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31