Gjenerallejtënant Rrahman Rama vlerësoi lart procesin e testimit dhe vlerësimit të kandidatëve për rekrutë të FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dje vizitoi kazermën ,,Skënderbeu’’ të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) në Ferizaj, duke u njohur nga afër me procesin e testimit dhe të vlerësimit të kandidatëve, që kanë konkurruar  për t’u bërë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, në poligonin e stërvitjeve, takoi nga afër grupet e kandidatëve të cilët po zhvillonin testin e fitnesit fizik,  si dhe ata që po kryenin procesin e testimit të njohurive të përgjithshme në ambientet e KDS-së.

Gjeneral Rama vlerësoi se procesi dhe rrjedha e testimeve dhe vlerësimi i kandidatëve janë  duke u zhvilluar në përputhje me proceduarat standarde operative të procesit të testimit dhe vlerësimit.

Procesi i testimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për t’u rekrutuar në FSK, në bazë të konkursit të Ministrisë së Mbrojtjes të datës 11 shkurt 2019, ka filluar më 04 mars 2019 dhe do të vazhdojë deri më datë 22 mars 2019, nga dy grupe në ditë, gjithsej 32 grupe kandidatësh.

Faza e parë e testimit do të përfundojë me 22 mars,  për të vazhduar më pas faza tjetër e testimit sipas standardeve të konkursit​, ku pritet të pranohen 650 ushtarë të rinj, të cilët do të shërbejnë si ushtarakë profesionist në FSK. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31