Në Forcën e Sigurisë së Kosovës mbahet seminari ndërkombëtar „Backbone“

Në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e certifikimit të  nënoficerëve të cilët përfunduan seminarin ndërkombëtar „Backbone“.

Në këtë seminar ndërkombëtarë i cili u zhvillua në kuadër të zhvillimit të nënoficerëve për përgatitjen e tyre, për të punuar në ambiente ndërkombëtare, morën pjesë mbi 60 pjesëtarë, ku 26 nga ta pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kurse të tjerët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Sllovenisë, Turqisë dhe Polonisë.

Për t’i nderuar pjesëmarrësit dhe instruktorët amerikanë të cilët mundësuan realizimin e këtij seminari, të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të FSK-së, Ambasadës Amerikane, KFOR-it dhe US Balkan National Support Element.

Para të pranishmeve foli Rreshteri i Parë i Komandantit të FSK-së, Genc Metaj, i cili në bashkëpunim më përfaqësuesin e EUCOM-it, Cris Addigton, organizuan këtë seminar. Rreshteri Metaj pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u shpreh se: „Është kënaqësi e imja dhe e FKS-së që patëm mundësi që të shkëmbejmë përvojat tona dhe t’i ndajmë njohuritë së bashku për gjatë këtyre ditëve. I përgëzoj pjesëmarrësit për angazhimin, dhe jam i sigurt, që gjitha këto mësime që u ligjëruan gjatë këtyre ditëve, do ju shërbejnë të gjithëve gjatë përditshmërisë së tyre në të ardhmen”.

Ndërsa në emër të instruktorëve amerikanë, foli Cris Addigton, i cili ishte mjaft falënderues për bashkëpunimin me institucionin e FSK-së. Ai nder tjera shtoi: „ Ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndërkombëtare ka një rëndësi të veçantë për të ecur përpara, pasi që, ne asnjëherë nuk do luftojmë të vetëm, dhe ky bashkëpunim do na ndihmojë të gjithë neve në të ardhmen”.

Gjatë këtij seminari, instruktorët shtjelluan tema nga më të ndryshmet të cilat do u ndihmojnë nënoficerëve gjatë karrierës së tyre ushtarake, si: Roli i nënoficerit në ushtri, Marrëdhënia e oficerit me nënoficerin, Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive, Mësimdhënia, Identiteti i shërbimit e luftimi së bashku, Rolet ndërkombëtare etj.

Në fund të ceremonisë të gjithë të pranishmëve ju dhanë certifikata për pjesëmarrje në trajnim.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31